MuraFlush
Rreth nesh
Zgjidhje të fshehura për banjo moderne, të zhvilluara dhe prodhuara në Kosovë.
MuraFlush
Dizajni minimalist takohet me teknologjinë moderne.
MuraFlush është një kompani inovative nga Kosova, e specializuar në zhvillimin dhe prodhimin e zgjidhjeve të fshehura për banjo moderne. Misioni ynë është të kombinojmë dizajnin minimalist, funksionalitetin dhe teknologjinë moderne për të krijuar produkte që integrohen në mënyrë perfekte me pllakat qeramike.
Produktet tona janë projektuar për të ofruar një pamje të pastër dhe elegante, duke eliminuar elementët tradicionalë të dukshëm dhe duke krijuar ambiente moderne me standarde të larta estetike. Çdo produkt zhvillohet me kujdes të veçantë ndaj detajeve, cilësisë dhe lehtësisë së instalimit.
Portfolio
Portofoli ynë përfshin
- Butona të fshehur për kaseta të Geberit dhe Grohe
- Priza dhe ndërprerës të fshehur
- Mbajtës të fshehura për aspiratorë
- Mbajtëse të fshehura për peshqirë
- Mbajtës për kolektorë
- Aksesore dhe zgjidhje të personalizuara për banjo
Falë prodhimit të avancuar dhe fokusit të vazhdueshëm në inovacion, MuraFlush po zgjerohet me shpejtësi në tregjet rajonale, duke bashkëpunuar me showroom-e, arkitektë, dizajnerë dhe kompani ndërtimi që kërkojnë zgjidhje unike dhe moderne.
Where Design Disappears.
Transformojmë sipërfaqet qeramike në një element të pandërprerë estetik, duke fshehur teknologjinë dhe duke nxjerrë në pah dizajnin.